Karlo Ançeloti godet numrin një të La Ligës për rastin e fundit të Belingamit

Trajneri italian, Karlo Ançeloti ka folur në një konferencë shtypi, ku ka goditur presidentin e La Ligës, Havier Tebas, shkaku i rastit të fundit të Xhud Belingamit.
“Havier Tebas flet shumë për Real Madridin. Ai nuk respekton miliona madrilenë. Presidenti duhet të fokusohet në probleme të ndryshme të futbollit spanjoll”, u shpreh Ançeloti.
Real Madridi, do të përballet nesër kundër Real Sosiedadit në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, që zhvillohet në orën 21:30./IndeksOnline/