Trençevska: Qeveria nuk kujdeset për qytetarët por për elitën dhe tregtarët e pasur
Trençevska: Qeveria nuk kujdeset për qytetarët por për elitën dhe tregtarët e pasur
Ndonëse nuk morën pjesë as në komision e as në seancë plenare, nga LSDM nuk mund të pajtohen me atë që shumica parlamentare refuzoi propozim ligjet e tyre për shfuqizim të TVSH-së për produkte ushqimore dhe uljen e TVSH-së për energjinë elektrike. Siç thonë nga kjo parti, Qeveria nuk kujdeset për qytetarët dhe buxhetin e tyre por kujdeset për elitën dhe tregtarët e pasur.
Propozimi ynë, ligji për ulje të TVSH-së për rrymën në 5% dhe shfuqizimin e tërësishëm të TVSH-së për ushqim, ishin me një qëllim: të parandalohet shtrenjtimi, të ulen çmimet, të sigurohen fatura më të ulëta për rrymë për mbi 600 mijë amvisëri, dhe të mbrohet standardi i popullit. Vetëm me shfuqizimin e TVSH-së për ushqim, qytetarët do të mund të kursenin rreth 2000 denarë në muaj, e me uljen e TVSH-së për rrymën, deri në 400 denarë në muaj”, deklaroi Jovanka Trençevska – LSDM. /Alsat.mk








