Karlos Alkaraz dhe Iga Sviatek, fitues të trofeve në Kaliforni

Ka përfunduar në Amerikë turneu Masters i “Indian Uells”, ku morën pjesë tenistët më të mirë në botë në të dyja kategoritë. Iga Sviatek për femra dhe Karlos Alkaraz për meshkuj triumfuan për here të dytë në karrierën e tyre në këtë event.

Alkaraz, numri 2 në botë, mundi 2-0 (7-6, 6-1) në finale rusin Daniil Medvedev. Seti i parë ishte i ekuilibruar, ku Alkaraz fitoi në “tie break”, por më tej në fushë dominoi spanjolli, që mbrojti titullin fituar vjet. Për Alakarazin ky është troreu i parë për këtë vit.

Në konkuercën e femrave, numri 1 në botë për femra Iga Sviatek rikthehet te fitorja në “Indian Uells” pas dy vitesh. Çuditërisht, ashtu si dy vite më parë, ajo mundi 2-0 në finale (6-4, 6-0) greken Maria Sakkeri, në një ndeshje pa shumë histori. Sviatek nuk humbi asnjë set në këtë turne dhe korri titullin nr.19 në karrierë.

LEXO EDHE:

Back to top button