Fermerët polakë i bllokojnë dy pika kufitare pranë Gjermanisë

Fermerët polakë i bllokojnë dy pika kufitare pranë Gjermanisë

Fermerët polakë i kanë bllokuar dy pika kufitare me Gjermaninë, ka njoftuar policia lokale të hënën, raportoi TheGuardian.

Ata kanë bërë thirrje për ndryshime në kufizimet e vendosura ndaj tyre në planin e Marrëveshjes së Gjelbër të Bashkimit Evropian për trajtimin e ndryshimeve klimatike dhe rivendosjen e tarifave doganore për importet e produkteve bujqësore nga Ukraina.

Ata i kanë bllokuar pikat Sëiecko dhe Gubinek, e bllokadat pritet të vazhdojnë deri të mërkurën.

“Trafiku në Sëiecko dhe Gubinek është bllokuar, ju nuk mund të udhëtoni në asnjë drejtim”, ka thënë zëdhënësi policor, Marcin Maludy.

Ai ka thënë se e vetmja mundësi për kamionët në rajonin e Lubusz është të shkonin në Olszyn. Fermerët polakë dhe të mbarë BE-së kanë planifikuar protesta masive.

LEXO EDHE:

Back to top button