Karlos Alkaraz fton Rafael Nadallin të luajnë bashkë në Olimpiadë

Ka ardhur momenti që Spanja të ëndërrojë. Tashmë që karriera e Rafael Nadal është në fund, ndërkohë që sapo ka nisur ajo e Karlos Alkaraz, të gjithë shpresojnë të shohin duke luajtur së bashku dy kampionët spanjollë të tenisit. Dhe ky më mirë s ekjo gjë të ndodhë në një Olimpiadë, atë të Paris 2024.

Nadal ka mbyllur sezonin për shkak të problemeve fizike, duke konfirmuar se do të rikthehet në fund të këtij viti ose janar 2024. Ai që ka zgjuar ëndrrën e spanjolëve por edhe të tijën është Alkaraz, që synon të luajë me Nadal në fushat me dhè të Parisit pas një viti, përgjatë Olimpiadës, sipërfaqja e tyre e preferuar.

“Do të ishte një ëndërr që bëhet realitet. Jo vetëm të fitoj në Olimpiadë një medalje të artë në lojën teke por edhe atë në lojën dyshe, duke patur Nadal në krah. Do të ishte një përvojë e paharrueshme të përjetosh një ëndërr të tillë me idhullin tënd. Do të ishte një kujtim që do ta mbaja përgjithnjë me vete”, tha Alkaraz.

Nadal e Alkaraz janë përballur tri herë mes tyre në karrierë, me veteranin që ka fituar dy herë, por numri 1 në botë ka fituar sfidën e fundit, një vit më parë. së fundi, Nadal ka përgëzuar patriotin e tij për triumfin në Uimbëldon.

LEXO EDHE:

Back to top button