Karlos Alkazar, arrin deri te pozita e gjashtë në “ATP”

Fituesi i turneut Masters në Madrid, Karlos Alkaraz ka shënuar ngritje për 3 pozita dhe tani është në vendin e gjashtë në listën e “ATP”, ku ylli serb Novak Gjokovic filloi javën e tij të 369-të, si numri një i botës, ndërsa Iva Svojntek mbeti kryesuese në listën “VTA”.

Gjokoviç, i cili humbi nga Alkarazi në gjysmëfinale në Madrid, ka 270 pikë më shumë se Danil Medvedev, i treti është Aleksander Zverev, finalisti në Madrid, i katërti Rafael Nadal dhe i pesti Stefanos Cicipas. Pas Alkarazit në dhjetëshen e parë janë: Andrej Rublev, Mateo Beretini, Feliks Oger-Aliasim dhe Kasper Rud.

Edhe pse nuk luajti në turneun e Madridit, tenistja polake Iga Shvjontek vazhdon të kryesojë renditjen “VTA” dhe pas saj qëndron tenistja çeke Barbora Krejçikova, e cila kaloi Paula Badosa në vendin e tretë, ndërsa përparimin më të madh e ka bërë fituesja e turneut në Madrid, tenistja nga Tunisi, Ons Zhaber, i cili kërceu me tre vende dhe tani renditet në vendin e shtatë.

LEXO EDHE:

Back to top button