Leklerk, kërkon modifikimet e reja që të kalojë “Red Bull”-in

Vendi i dytë në garën e zhvilluar në pistën e Majamit, nuk ka kënaqur pilotin e Ferrarit, Sharll Leklerk. Ai synonte fitoren në një garë, ku u nis nga vendi i parë.

“Në nivelin fizik, ishte një garë e vështirë. Me gomat e mesme patën mjaft vështirësi, ndërsa me ato të forta ishim kompetitivë. Maks Verstapeni më parakaloi dhe kjo e bëri më të vështirë garën tonë. U përpoqm në fund të rikuperonim, kur na u dha mundësia me makinën e sigurisë, por nuk kishim ritmin për ta parakaluar makinën ‘Red Bull.

Ishte garë argëtuese edhe pse doja fitoren në një pistë ku kishte mjaft tifozë të Ferrarit. Tani është koha që në makinë të përshtatem sa më shpejt modifikimet e shpresuara dhe të kërkuara, në mënyrë që të rivalizojnë me Red Bull. Shpresoj që në garën e ardhshme, falë modifikimeve, të jemi në përpara rivalëve, pë t’u rikthyer te fitorja”, tha Leklerk.

LEXO EDHE:

Back to top button