Karlos Sainz dominoi provat e dytë të lira në “Silverstoun”

Piloti spanjoll i Ferrari, Karlos Sainz, ka dhënë kohën më të shpejtë në sesionin e dytë të provave të lira, të zhvilluar në pistën “Silverstoun”.

Spanjolli dha kohën 1’28”942, ndërkohë që sesioni i parë u zhvillua në një pistë të lagur, si pasojë e shiut. I dyti sot u rendit Luis Hamilton me Mercedes, i karikuiar nga fakti që garon në shtëpinë e tij.

I treti një tjetër britanik, Lando Norris me “MekLarenin”, që la pas Maks Verstapen me “Red Bull”-in. Vetëm i pesti Sharll Leklerk me makinën tjetër “Ferrari”. Ai ishte gati gjysmë sekondi më i avashtë se shoku i skuadrës. Në “top-10” u renditën edhe Alonso, Perez, Rasell, Rikiardo dhe Stroll.

LEXO EDHE:

Back to top button