Karlos Sainz:  Jemi gati për betejë

Skuadra e Ferrarit rikthehet në garën për titullin e kampionit në Formula 1. Së paku kështu kanë treguar rezultatet e para të testeve dimërore, të zhvilluara në pistën e Barcelonës dhe të Losailli në Bahrein. I këtij mendimi është edhe piloti spanjoll i “kokëkuqes” Karlos Sainz.

“Kemi bërë mjaft hapa përpara. Jemi gati për të dielën dhe për garën e parë. Testet dimërore ishin shumë pozitive për ne. E rëndësishme ishte të zhvillonim sa më shumë kilometra dhe morën përgjigje pozitive. Mendoj se në ritmin e garës jemi njësoj me rivalët, ndërkohë që për t’u parë është xhiro e shpejtë. Gjithsesi, ky është një vit me rregulla të reja dhe do të shohim se si do të paraqiten makinat në garë. Nuk jemi më të mirët këtë sezon, por jemi gati për betejë. Janë makina më të vështira për t’u pilotuar dhe do të duhet ende pak kohë për t’u përshtatur ashtu si duhet. Të shohim se si do të paraqiten edhe rivalët”, tha mes tjerash Sainz.

LEXO EDHE:

Back to top button