Kasami: Buxheti i Tetovës do të jetë historik, afër 50 milion euro

Kasami: Buxheti i Tetovës do të jetë historik, afër 50 milion euro

Komuna e Tetovës ka propozuar buxhetin më të madh në historinë e komunës, që kap vlerën e rreth 50 milion eurove. Nga ky buxhet i cili u diskutua sot me sektorin civil, ndërsa të hënë pritet të jetë para këshilltarëve komunal, 16 milion janë paraparë për investime kapitale. Sipas kreut të komunës Bilall Kasami fokusi kryesor do të jetë gypi kryesor dhe sistemi i ujësjellësit, ndërtimi i shkollës së mesme tekstile, asfaltimi i qarkores në Kodrën e Diellit dhe ndërtimi i dy pishinave në dy shkolla fillore në Tetovë.

“Në kuadër të këtyre mjeteve diku rreth 16 milion euro janë për investimet kapitale, pra 5 milion në buxhetin e këtij viti dhe 11.5 milion euro në buxhetin e 2025 nga buxheti i Qeverisë. Kjo dëshmon edhe një herë se politikat e kësaj qeverie për përkrahje të komunave janë ndër më të qëlluarat sepse përkrahin në mënyrë të drejtë për drejtë pushtetin lokal dhe ndihmojnë për përmirësimin e strukturës së vetë buxhetit, sepse, gjitha buxhetet paraprake kanë qenë në disfavor për investimet kapitale sepse kanë shkuar për rroga kontribute e të ngjashme. Si propozim buxhet mund të them se është buxheti më i madh deri më tani në historinë e komunës, me diku 48.5 milion euro, nga të cilat 37 milion janë në buxhetin e paraparë për këtë vit dhe 11.5 milion euro janë mjete që i takojnë komunës për vitin 2025 për investimet kapitale nga Qeveria”, deklaroi Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button