Kasami: Grafa etnike nuk zgjidh problemet e qytetarëve, por është e rëndësishme për shtet-ndërtimin e vendit

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i ftuar në “Rruga drejt…”, u shpreh iu vetëdijshëm se vendosja e grafës etnike në letërnjoftime nuk i zgjidh të gjitha problemet e qytetarëve, por sipas tij paraqet një çështje shumë të rëndësishme në drejtim të shtet-ndërtimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ne jemi të vetëdijshëm si parti politike që çfarëdo problemi individual, personal, apo kolektiv të zgjidhim, ajo nuk i zgjidh të gjitha problemet, dhe jemi të vetëdijshëm që edhe po të bëhet që ne konsiderojmë se do të bëhet grafa etnike në letërnjoftime, përsëri kjo nuk do t’i zgjidh të gjitha problemet e qytetarëve…Kjo nuk është ajo që i zgjidh të gjitha problemet, por ne vlerësojmë se është një çështje e rëndësishme në drejtim të shtet-ndërtimit të Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA.

LEXO EDHE:

Back to top button