“Grafa etnike”, Kerimi: BESA nuk ishte serioze në realizimin e kësaj çështje

Gazetari Adrian Kerimi i cili çështjen e letërnjoftimeve e ka përcjell që nga viti 2018 e deri më sot në “Rruga drejt…” theksoi se Lëvizja BESA nuk ka qenë serioze, dhe nuk ka qenë shumë këmbëngulëse në realizimin e kësaj kërkese. Kjo sipas tij është edhe arsyeja që tani kjo çështje të gjendjet në një situatë kur kryeministri Zaev i ndihmuar nga deklarata e ambasadorit të BE-së dhe deputetëve të opozitës po tenton ta minoj procesin e zbatimit të grafës etnike në letërnjoftime.

Në tetor të vitit 2018 kur është miratuar nevoja për ndryshime kushtetuese BESA ka kërkuar përkatësinë etnike në letërnjoftime para miratimit të ndryshimeve kushtetuese, nuk është bë. Në janar të vitit 2019 kur janë miratuar ndryshimet kushtetuese, jeni marr vesh me kryeministrin Zoran Zaev që të bëhet përkatësia etnike në letërnjoftime, nuk është bë. Në shkurt 2020 e keni shty për ta dorëzua propozim/ligjin me procedurë të rregullt jo me procedurë të shpejtë dhe pas dy ditëve u shpërnda Kuvendi dhe Ligji mbeti i pa-proceduar në Kuvend, për të ardhur tani në këtë situatë kur kryeministri Zoran Zaev, me ndihmën e deklaratës së ambasadorit të BE-së, Dejvid Gir, me ndihmën e deputetëve opozitar dhe me 1230 amendamente në mënyrë direkte po tenton ta minoj procesin e zbatimit të përkatësisë etnike në letërnjoftime -deklaroi Adrian Kerimi, gazetar.

Kerimi madje pyeti Kasamin: “A e dekonspiruat, ashtu siç deklaruan deputetët e partisë suaj se kush qëndron prapa 1230 amendamenteve, jeni personalisht ju vet deputet dhe e dini se për dy ditë nuk ka shans që dy deputetë të përgatisin 1230 amendamente kundër një propozim ligji. A jeni të sigurte se LSDM-ja është e vendosur që ta realizoj përkatësinë etnike në letërnjoftime? A qëndron ndoshta VMRO-DPMNE-ja pas kësaj? Kur do të keni një pasqyrë të qartë, kur do të miratohet Ligji?

Kasami me përgjigje se ai dhe partia e tij janë angazhuar dhe do të angazhohen që proceset t’i çojnë para përmes marrëveshjeve dhe jo kushtëzimeve.

Ne jemi mes dy rrugëve për të cilat jemi të vetëdijshëm plotësisht, avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut dhe vazhdimin e rrugëtimit euro-atlantik të Maqedonisë. Dhe kur thoni se Lëvizja BESA nuk ka insistuar atëherë që krahas arritjes së marrëveshjes për ndryshime kushtetuese të shtyj edhe çështje të cilat i ka pasur si çështje partiake, ne sigurisht që nuk kemi qenë atëherë të gatshëm, nuk jemi as tash të gatshëm që të gjitha proceset t’i ecim mekanizmin e kushtëzimit, por me mekanizmin e marrëveshjes. Atëherë dhe sot ne jemi marr vesh me partnerët e koalicionit LSDM që kjo çështje do të ecë përpara dhe vazhdojmë të qëndrojmë. Deri sot, mua kryeministri nuk më ka thënë se është tërhequr nga kjo marrëveshje – u përgjigj Kasami.

LEXO EDHE:

Back to top button