Kasami i përgjigjet Ahmetit: BDI bllokon komunat

Kasami i përgjigjet Ahmetit: BDI bllokon komunat

Kryetari i Tetovës Bilall Kasamit, porositi kreun e BDI-së që para se të bëj deklarata të bukura për mediat, të bisedojë me ministrat e tij, që të njoftohet me bllokimet që po këto ministra i bëjnë komunës së Tetovës dhe fondet që nuk ia ndajnë komunës për realizimin e projekteve në interes të tetovarëve. Ahmeti një ditë më parë tha se ka urdhëruar gjithë ministrat e partisë së tij, që të sillen njësoj me gjithë krerët e komunave, pavarësisht nëse janë të pushtetit apo të opozitës. Ndërkohë pikërisht si pasojë e bllokimeve që bëhen nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, por edhe nga disa drejtori të tjera, komuna e Tetovës ka numrin më të vogël të projekteve që realizon, si pasojë e borxhit të trashëguar dhe bllokimeve që sipas Kasamit, bëhen nga ana e Qeverisë.

“Komuna e Tetovës nga ardhja ime është e bllokuar në gjitha aspektet, duke filluar nga java e parë me largimin e limitit, me çka paratë e qytetarëve nuk menaxhon nga ne por nga përmbaruesit për borxhin prej 24 milion që na la si trashëgimi kryetari i BDI-së dhe nënkryetarja e BDi-së. Po ashtu është rasti i gjimnazit të Tetovës ku ministri i BDI-së ia merr kompetencat kreut të komunës dhe e kthen në detyrë një drejtor që tashmë ka padi në prokurori të Tetovës. Po ashtu agjenci shtetërore që udhëhiqen nga BDI për herë të parë nuk i ndajnë mjete komunës së Tetovës për projektet me interes të qytetarëve. Ailu më pak të jep deklarata të tilla për mediat dhe më shumë të komunikojë me Ministrat e tij për ta parë cili është realiteti dhe si ndahen mjetet”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button