Vuçiq: Pasoja nëse s’e pranojmë propozimin franko-gjerman

Vuçiq: Pasoja nëse s’e pranojmë propozimin franko-gjerman

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç se Serbia do të përballet me pasoja të rënda nëse nuk pajtohet me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që u bë i njohur si nisma franko-gjermane. Ai tha kjo i është thënë të premten në takimin me të dërguarin evropian Miroslav Lajçak, të dërguarin amerikan Gabriel Escobar dhe të dërguarit e Francës, Gjermanisë dhe Italisë. “Në fjalinë e dytë më është thënë se duhet ta pranoni këtë plan”, tha ai duke theksuar se në rast të mospranimit Serbia do të përballet me: “ndërprerjen e proceseve integruese, ndërprerjen dhe tërheqjen e investimeve dhe me masat gjithëpërfshirëse politike dhe ekonomike që do ta dëmtojnë Serbinë”. Ai tha se “de fakto” plani u shndërrua në kuadrin e ri të bisedimeve të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe nuk do të ketë asnjë përparim nëse nuk bashkëpunon për këtë, duke nënvizuar se propozimi tashmë është plan i të gjitha vendeve të bllokut, përfshirë edhe atyre që nuk e njohin Kosovën. Propozimi nuk parasheh njohjen e ndërsjellë, por përfshinë përkushtimin e të dyja palëve për të mos penguar njëra tjetrën në proceset integruese dhe presidenti serb tha se kjo krijon hapësirë edhe për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Ai u shpreh i bindur se Kosova do të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës e mbase edhe NATO-s dhe Serbia nuk ka mundësi të ndikojë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button