NATO: Aleatët, zgjidhje për tanke në Ukrainë

NATO: Aleatët, zgjidhje për tanke në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg është i bindur se Aleanca do të gjejë një zgjidhje të shpejtë për dërgimin e tankeve luftarake në Ukrainë. “Në këtë moment kyç të luftës, ne duhet të ofrojmë sisteme më të rënda dhe më të avancuara në Ukrainë, dhe ne duhet ta bëjmë një gjë të tillë më shpejt”, tha Stoltenberg. Presioni është rritur mbi qeverinë e kancelarit gjerman Olaf Scholz për të dërguar tanket Leopard në Ukrainë dhe për të lejuar vendet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë. Sipas rregullave të prokurimit ushtarak, Gjermania duhet të autorizojë çdo rieksportim të këtyre tankeve. Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius tha se nuk ka përçarje midis aleatëve për dërgimin e tankeve të rënda luftarake në Ukrainë, por tha se kancelari Scholz po përpiqej të krijonte konsensus për këtë çështje. Tanket Leopard, të cilat përdoren nga disa vende të NATO-s dhe kërkojnë miratimin e Berlinit për rieksportim, ekspertët e mbrojtjes i shohin si më të përshtatshmet për Ukrainën. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button