Kasami: Komuna përballet me probleme të shumta

Kreu i Tetovës Bilall Kasami thotë se problemet me të cilat përballet komuna janë të shumta. Sipas tij administrata e stërngarkuar dhe jo funksionale nga udhëheqja e kaluar, ka ndikuar në cilësinë e shërbimeve që marrin qytetarët. Në fushën e urbanizmit, mijëra lëndë janë të pa procesuara, shkruan Alsat.

Pas dështimit të një dite më parë , për nesër është thirrur seancë e jashtëzakonshme e këshillit komunal për tu shfuqizuar vendimi i përbërjes së kaluar për pronën e Shik Jellakut, investitor i së cilës paraqitej një biznesmen kontrovers.

“Kemi thirrur mbledhje të jashtëzakonshme nesër në ora 12 dhe ai vendim do merret. Qytetarët e Tetovës do jenë të njoftuar me gjitha procedurat e revidimit të atij plani dhe ai plan do miratohet me gjitha procedurat duke u nisur nga debati publik. Ka shumë shkelje. Një ndër to është aspekti urbanistik sepse në gjithë vijën e rrugës industriale është paraparë ndërtimi i një ndërtese gjashtë katëshe e cila do krijojë probleme shtesë me çështjen e ajrit në Tetovë pra patjetër mendimin e tyre do e japin edhe ekspertët e ambientit”, deklaroi Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button