Kasami: Një betejë e fituar me Qeverinë BDI-LSDM

Kasami: Një betejë e fituar me Qeverinë BDI-LSDM.

Pas polemikave të ngritura sot nga ana e kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në lidhje me objektin e ish shkollës medicinale, ku sipas tij Qeveria në shenjë hakmarrjeje, këtë objekt të shkollës ka vendosur që t’ia jep  Agjencisë për kadastër të patundshmërive, ka reagur edhe zv/kryeministri i parë Artan Grubi, me një status në facebook, duke thënë se një vendim i tillë fillimisht është miratuar në vitin 2021 me kërkesë të Agjencisë në kohën kur kryetare e komunës ishte Teuta Arifi dhe se po të njejtin vit me kërkesë të komunës këto hapësira janë rikthyer në dispozicion të shkollës.  Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi ka potencuar se për Qeverinë zëri dhe vullneti i tetovarëve është vendimtar, prandaj nga e marta do të ndërmerret vendimi për rikthimin e këtyre hapësirave në shërbim të Shkollës së Mesme Medicinale në Tetovë.

Më pas, reagimit të Grubit, i ka reagur edhe Kasami, duke e cilësuar si  një betejë të fituar me Qeverinë BDI-LSDM./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button