Kapiteni Arian Ademi shkëlqeu në fanellën e Dinamos nga Zagrebi, e cila në “Maksimir” i shkaktoi humbje minimale me rezultat 3:2 Valur-it nga Islanda. Ademi shënoi në minutën e 8-të e 72-të, por dështoi nga penalltia në minutën e 81-të. Majer shënoi golin tjetër por nga penalltia në minutën e 41-të. Për mysafirët realizuan Sigurdsson (88′) e Adolfson (90′).
Ademi u paraqit standard, ndërsa reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati nga minuta e 59-të. Kastrati asistoi në golin e dytë të Ademit në minutën e 72-të.
“Jam i pakënaqur me 5 minutat e fundit të ndeshjes dhe humbjentime të penaltisë. Mendoj se kjo ndikoi te ekipi, pasi që pas humbjes së penlatisë, pranuam edhe 2 gola. Marë përgjegjësinë , mirëpo shkojmë në Islandë që të japim maksimumin dhe të përfundojmë punën atje dhe të kalojmë në raundin tjetër,” tha pas ndeshjes Ademi.
Ndryshe, ndeshja ndaj Valurit ishte e 300 -ta në Evropë me Dinamo Zagrebin. Dinamo synon kalimin në rrethin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve.








