Klubi Futbollistik “Llapi” do të përballet me skuadrën FC Shkupi në kuadër të Ligës së Konferencave. Llapi arriti garat evropaine pas triumfit në Kupën e Kosovës ndaj Dukagjinit. Para ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina foli në konferencën për shtyp të organizuar para ndeshjes.
“Është një ndjenjë e veçantë që po vijmë e po paraqitemi në Ligën e Konferencave. Pikësëpari shpresoj që skuadrat të bëjnë një ndeshje të mirë dhe të luajnë futboll të bukur duke treguar karrakter të lartë. Në letër favorit është Shkupi, sepse është skuadër që ka luajtur me vite në arenën ndërkombëtare. Por futbolli nuk ka të bëjë më vite dhe me histori tani, ajo çfarë është e rëndësishme është të luajmë si skuadër dhe ne do të mundohemi ta japim më të mirën nga ne”, përfundoi Tahir Batatina








