Kastrati: Të gjitha komunitetet janë duke marrë pjesë në procesin e regjistrimit

Kastrati: Të gjitha komunitetet janë duke marrë pjesë në procesin e regjistrimit

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave Avni Kastrati, ka thënë se të gjitha komunitetet në Kosovë janë duke marrë pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë, ndonëse janë shfaqur disa probleme në pjesën veriore. Procesi ka nisur më 5 prill dhe do të zgjasë deri më 17 maj. Kastrati e ka pranuar se një pjesë e regjistruesve në pjesën veriore janë tërhequr prej procesit.  Më 5 prill, Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar ka thënë se serbët e Kosovës nuk do të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë. Në procesin e fundit të regjistrimit të popullsisë të realizuar në vitin 2011 serbët e veriut nuk morën pjesë, me kërkesë të autoriteteve të Beogradit. Sipas regjistrimit të vitit 2011, Kosova i ka rreth 1.8 milion banorë, dhe 25.000 prej tyre janë serbë. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button