Katar 2022” nis me spektakël hi-tech luksoz, e më pas vjen Katar-Ekuador

Sot në orën 17, Botërori i parë në dimër do të fillojë me ndeshjen Katar-Ekuadori, por rreth orës 15:40 stadiumi “Al Bayt” do të jetë protagonisti i ceremonisë së inaugurimit që premton të jetë spektakolare në një impiant shumë teknologjik i futur në zemër të shkretëtirës në Al Khor.

Rreth 60.000 spektatorët do të ndjekin shfaqjen, që zgjat një gjysmë ore, të firmosur nga italiani Marko Baliç. Në shfaqjen, për të cilën kanë punuar 900 veta, duke përfshirë koreografë dhe teknikë, bëhet fjalë për shtatë akte në të cilat do të marrin radhën 800 kërcimtarë të 15 kombësive të ndryshme.

“Nuk mund ta prish surprizën, por patjetër do të ketë vëmendje dhe përgjigje për të gjitha temat që po diskutohen tani”, tha Baliç për AP.

 

Pas shfaqjes, arbitri italian Daniele Orsato do të nisë sfidën inauguruese mes mikpritësve dhe Ekuadorit. Në grupin A favoritët janë Holanda dhe Senegali, por një fillim i mbarë mund t’i bëjë dy skuadrat të ëndërrojnë diçka më shumë se vendin e tretë.

Katari vjen nga katër fitore radhazi në ndeshje miqësore, ndonëse ndaj kundërshtarëve të nivelit mesatar-të ulët, dhe padyshim që do të duan të bëjnë përshtypje të mirë ndërsa amerikano-jugorët vijnë nga tre barazime radhazi.

LEXO EDHE:

Back to top button