Juta Xhaz, fitojnë dhe komandojnë Konferencën e Perëndimit

Juta Xhaz është rikthyer në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 118-113 arritur në fushën e Portland. Ndeshje e ekuilibruar shumicën e kohës, ku diferencën e bënë Kessler me 29 pikë, Clarkson me 28 e Markkanen me 23 pikë

Fiton edhe ekipi i Klippers, që mundi 119-97 San Antonio, në një sfidë të dominuar nga skuadra vendase. Norman Pauell me 26 pikë, që e nisi ndeshjen nga stoli, ishte më i miri në fushë për kalifornianët në këtë sfidë.

Fitore pas kohës shtesë arriti skuadra e Atlanta, që mundi 124-122 Toronto. Trae Jang me 33 pikë e 12 asist ishte më i miri në fushë. Philadelphia u ndal në fushën e saj, pasi u mund 112-109 nga Minnesota (Edwards 25 pikë), ndërsa Indiana, falë 22 pikëve e 14 asist të Haliburton, mundi 114-113 Orlando.

NBA – Rezultatet

Atlanta – Toronto, 124-122

Indiana – Orlando, 114-113

Filadelfia – Minnesota, 109-112

Portland – Juta Xhaz 113-118

Klipers – San Antonio, 119-97

LEXO EDHE:

Back to top button