Shqipëri/ 15 turistë bllokohen në Theth

Shqipëri/ 15 turistë bllokohen në Theth

15 turistë kanë mbetur të bllokuar në Theth pasi rruga ku po udhëtonin u dëmtua si pasojë e motit të keq me reshje të dendura shiu.

Probleme si pasojë e shiut që ka vazhduar gjatë gjithë natës raportohen në disa zona të qarkut të Shkodrës.

NË Fushën e Muriqanit, Njësia Administrative Ana e Malit, përrenjtë kanë dalë nga shtrati duke përmbytur një sipërfaqe prej 400 hektarësh.

Nga shtrati ka dalë dhe përroi i quajtur Glinë dhe lumi Gjadër, të cilët kanë dëmtuar rrugët e lagjeve dhe infrastukturën në Qytetin e Vaut të Dejës.

Autoritetet njoftojnë se nuk ka energji elektrike në pothuajse të gjitha njësitë administrativ dhe bashkia po merr masa për evakuuimin e banoreve në rast se do të ketë përkeqësim të situatës, pasi reshjet po vazhdojnë me intensitet të lartë pa ndërprerje.

Reshjet e shiut vijojnë dhe në bashkinë e Malësisë së Madhe, ku përroi i thatë në fshatin Kamicë ka dalë nga shtrati.

Në Bajze ujërat kane depërtuar në dy banesa, të shtetasve Mark Qosja dhe Asllan Culaj, ku mjetet e MNZSH-së kanë punuar për thithjen e ujit me pompa.

Në territorin e bashkisë Fushë-Arrëz, raportohet për dëmtim të infrastrukturës rrugore auto rurale, në të gjitha njësitë ka dhe shkëputje të energjisë elektrike./tch/

LEXO EDHE:

Back to top button