Katari kërkon që të vaksionohen futbollistët për Botërorin e ardhshëm

Organizatorët e Botërorit “Katar 2022”, po bëjnë presion për vaksinimet e detyrueshme “Covid-19” për të gjithë lojtarët, që do të marrin pjesë në këtë event sportiv. Sipas “The Athletic”, Emiratet e Bashkuara tashmë ka zbuluar se kushdo që merr pjesë në turneun e nëntorit të ardhshëm do të duhet të vaksionohet dy herë.

Katari, i cili tashmë ka administruar më shumë se 4.6 milion vaksina, afërsisht 82 për qind e popullsisë së tij, është në diskutime me FIFA-n dhe autoritetet mjekësore në përpjekjet për të arritur një zgjidhje miqësore me ta. Një numër i klubeve të Premier Ligës dihet se kanë lojtarë që ende i rezistojnë vaksinës “Covid-19”, përfshirë yllin e Arsenalit dhe Zvicrës, Granit Xhaka.

Trajneri i Man. Junajtedit, Ole Gunar Solskjaer pranoi muajin e kaluar “jo të gjithë lojtarët janë vaksionuar dy herë“. Botërori “Katar 2022” është planifikuar të jetë edicioni i 22-të i FIFA-s që do të mbahet mes 21 nëntorit dhe 18 dhjetorit të vitit të ardhshëm. Kjo njëherit do të jetë Kupa e parë Botërore që do të mbahet ndonjëherë në botën arabe dhe e para në muajin nëntor, pasi që edicionet e kaluara janë zhvilluar kryesisht në muajin gusht.

LEXO EDHE:

Back to top button