Katari pezullon mbrojtësin, pasi debatoi me tifozët në rrjetet sociale

Mbrojtësi i Katarit, Abdelkarim Hassan, është pezulluar për një kohë të pacaktuar nga federata e futbollit të vendit pas një debati me një tifoz në rrjetet sociale.

Mediat e Katarit raportuan se Hassan iu përgjigj një ankese të “Snap Chat” për rezultatet e Katarit në Kupën e Botës, që vendi në fjalë e organizoi në fund të 2022-shit.

Komentit të tifozit mbrojtësi iu përgjigj duke thënë: “Relaksohuni, a mendoni se kjo është luftë?”

Për këtë ngjarje Hassani u gjobit me 200,000 rijalë të Katarit. Ndërsa dy lojtarë të tjerë të kombëtares, Bassam al-Raëi dhe Mohamed Ëaad, u gjobitën përkatësisht me 100,000 dhe 50,000 rijalë të Katarit, ndërsa arsyet pse këta dy të fundit janë sanksionuar, nuk bëhen ende të ditura./Supersport/

LEXO EDHE:

Back to top button