Katër javë nga problemi me ujin në Strugë, autoritetet tek sot kanë sjellë ujë për pije me cisternë

Katër javë nga problemi me ujin në Strugë, autoritetet tek sot kanë sjellë ujë për pije me cisternë

Gazetar: Miki Trajkovski

U deshën gati katër javë që autoritetet e qytetit në Strugë t’i siguronin banorëve ujë të pijshëm të pastër, me ndihmën e cisternave. Kjo pasi burimet në fshatin Shum u turbullluan në fillim të muajit të kaluar.

“Erdha me 4 shishe ujë sot. Për një javë do të mjaftojë. Mendoj se ky është një hap i mirë, por kjo duhet të kishte ndodhur më herët”, tha një qytetar.

“E mbusha nga rubineti dhe e përdora për të gatuar, kam dy fëmijë të vegjël, i laj me ujë rubineti, fëmija i vogël u sëmur nga stomaku, mjeku i tha të mos i jep ujë, por blej. Nga të blej, me një pagë jetoj, me 8300 denarë”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Të paktën të kemi diçka për të gatuar, për të pirë blejmë, një muaj blejmë ujë, ndërsa kemi lumë dhe liqen. Unë kam dy shishe”, nënvizoi një tjetër qytetar.

“Shkova me veturë dhe mbusha ujë, nga fshati Misleshevë, aty është një çezme nëntokësore dhe prej aty i mbusha bombolat”, u shpreh një qytetar.

Drejtori i Ujësjellësit dhe Kanalizimit pranon se vërejtjet e qytetarëve ishin të justifikuara.

“Por për fat të keq, situatat që janë akumuluar prej 20 vitesh, rrënimi i sistemeve dhe ndërmarrjeve publike, nuk na dhanë mundësinë të reagonim më shpejt, pasi nuk kishim automjete”, deklaroi Jovanço Mekaroski – Drejtor i Ujësjellësit dhe Kanalizimit – Strugë.

Nga Qendra e Shëndetit Publik thonë se në bazë të analizave të nesërme, do të vendoset nëse do të hiqet ndalesa për përdorimin e ujit të pijshëm. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button