Edhe pse buka është një ushqim shumë i aksesueshëm dhe popullor pa të cilin shumica e njerëzve mezi hanë një vakt, mjekët paralajmërojnë se konsumimi i tepërt i bukës mund të çojë në disa pasoja të padëshiruara për shëndetin tonë, raporton Medical News Today.
Shtim në peshë
Marrja e lartë e karbohidrateve të thjeshta, siç është buka e bardhë e përgatitur paraprakisht, mund të çojë kryesisht në shtim në peshë, domethënë shtim të padëshiruar në peshë.
Rritja e rrezikut të diabetit
Gjithashtu, ekspertët paralajmërojnë se konsumimi i tepërt i bukës çon në rritjen e rrezikut të diabetit. Gjegjësisht, ushqimet që përmbajnë karbohidrate, si buka, shkaktojnë rritje të sheqerit në gjak. Sheqeri i lartë në gjak mund të çojë në pasoja edhe më të dëmshme si sëmundjet e zemrës, humbja e shikimit dhe sëmundjet e veshkave, prandaj është kritike të mbani nën kontroll sheqerin në gjak.
Problemet e lëkurës
Përveç shtimit në peshë dhe rrezikut më të lartë të diabetit, nëse hamë shumë bukë, mund të kemi probleme me shëndetin e lëkurës. Studiuesit kanë zbuluar se ngrënia e ushqimeve me indeks të lartë glicemik, që është vetë buka e bardhë, përkeqëson gjendjen e lëkurës sonë, çon në formimin e puçrrave ose akneve.
Kapsllëk
Problemet me tretjen janë një tjetër efekt anësor i konsumimit të tepërt të bukës. Siç shpjegojnë mjekët, për shkak të marrjes së pamjaftueshme të fibrave, mund të prishet funksionimi i sistemit tretës, gjë që ndër të tjera rezulton me kapsllëk.








