Katër persona të vrarë dhe nëntë të plagosur nga të shtënat në një shkollë në SHBA
Katër persona të vrarë dhe nëntë të plagosur nga të shtënat në një shkollë në SHBA
Katër persona kanë vdekur dhe nëntë të tjerë janë plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë në shtetin amerikan të Xhorxhias
Një person është arrestuar, konfirmojnë autoritetet, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.
Sipas policisw nxënësit po bashkohen me familjet e tyre pas sulmit “të lig”.
Shkolla ndodhet rreth 72 kilometra në veri-lindje të kryeqytetit të shtetit, Atlanta.
Presidenti i SHBA Joe Biden thotë se ai “po mban zi për vdekjen e atyre që u ndërprenë jetën për shkak të dhunës më të pakuptimtë me armë”./BBC