Katër të vdekur nga shembja e një ndërtese në Nigeri

Katër persona kanë vdekur pasi një ndërtesë trekatëshe është shembur në qytetin Lagos në Nigeri, raporton BBC.

Pesë persona janë shpëtuar dhe forcat e kërkim-shpëtimit janë duke gërmuar nën rrënoja për të gjetur të mbijetuar tjerë.

Mendohet se reshjet e shiut kanë ndikuar në shkatërrimin e ndërtesës.

Një zyrtar ka thënë se ndërtesa ishte izoluar më herët pasi ishte thënë se ka shkelur rregullat e sigurisë.

Olu]afemi Oke-Osanyintolu, që është kryetar i Agjencisë Shtetërore të Menaxhimit të Emergjencave në Lagos, ka thënë se pavarësisht se ai vend ishte izoluar, ndërtuesi po vazhdonte të punonte gjatë natës dhe fundjavave.

Ndërtuesi nuk ka komentuar.

Shembja e ndërtesave është e zakonshme në Nigeri dhe ekspertët ia lënë fajin për këtë shpërfilljes së rregulloreve.

Në nëntorin e vitit të kaluar mbi 40 persona vdiqën pasi një bllok i ndërtesave që ishte ndërtuar pjesërisht u shemb.

LEXO EDHE:

Back to top button