Katër të vrarë në Florida të SHBA-së, agresori përdorues i lëndëve narkotike

Një burrë me jelek antiplumb ka vrarë 4 persona, mes tyre një foshnje në duart e nënës. Ngjarja ka ndodhur në Florida, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, e plagosur ka mbetur edhe një vajzë 11-vjeçare.

Burri është arrestuar pas një shkëmbimi zjarri me policinë, ku mbeti i plagosur.

Agresori ka pranuar se është përdorues droge dhe ka thënë se e konsideron veten “survivalist”, që do të thotë se është gati për një botë post apokaliptike.

Në spital, kur ishte duke u kuruar në urgjencë, ai është munduar t’i marrë pistoletën një polici, duke u përleshur me të, por pa ia arritur qëllimit.

LEXO EDHE:

Back to top button