Kazakistani zhvillon vaksinën anti-Covid, pret që të vaksinojë popullsinë në shkurt

Kazakistani ka bërë të ditur se ka zbuluar vaksinën anti-Covid dhe do të fillojë shpërndarjen e saj në popullsinë vendase në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Këtë e bëri të ditur ministri i Punëve të Jashtme të shtetit të Kazakistanit, Mukhtar Tleuberdi, në një konferencë të përbashkët me homologen e tij nga Rusia, Sergei Lavrov.

“Shkencëtarët kazakë e kanë zhvilluar vaksinën. Kanë filluar testimet dhe procedurat. Shkencëtarët tonë do të fillojnë shpërndarjen masive në shkurt”, tha ai.

627 persona kanë marrë pjesë në testimin e vaksinës kazake, ndërsa vetë shteti kazakë ka siguruar edhe vaksina rezervë në rast të zbulimit më të hershëm nga Oksfordi apo edhe nga kompanitë amerikane.

OBSH e ka futur vaksinën kazake si vaksinë potenciale kundër Covidit.

LEXO EDHE:

Back to top button