Një valixhe e dyshimtë në Prishtinë, bllokohet një pjesë e rrugës ‘Bill Clinton’

Një valixhe e dyshimtë ndodhet në rrugën “Bill Clinton” në lagjen Dardania. Në një përgjigje për Indeksonline, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se në ora 10:30 kanë pranuar një informacion për një valixhe të dyshimtë në këtë rrugë.

- Advertisment -

“Aktualisht në vendin e ngjarjes janë ekipet e nevojshme policore. Një pjesë e rrugës ‘Bill Clinton është ndaluar për qarkullim dhe do të lirohet pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes”, tha ajo.

Tutje e njëjta theksoi se shpejtë do të bëhen të ditura edhe detajet shtesë./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button