Tare, nis operacionin e kthimit të Mustafit në Itali

Mediat italiane raportojnë se Shkodran Mustafi dëshiron të kthehet në Itali, ku më parë ka luajtur me Sampdorian. Arsenal nuk pritet të bëjë rezistencë për Mustafin, pasi dëshiron të fitojë financiarisht prej tij. Londinezët duan rreth 15 milionë euro për mbrojtësin shqiptarë. Lacio pritet të tentojë ta marrë me huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit, me Arsenalin, që shtyn për detyrim blerje.

Ndërkohë, Igli Tare duhet të shpejtojë në këtë operacion, sepse në garë për Mustafin është edhe Napoli. Këta të fundit duan të shesin Kulibali dhe në rast se senegalezi ikën, De Laurentis do ketë financat e duhura për ta parakaluar ofertën e Lacios për shqiptaro-gjermanin.

Nga ana tjetër problem për Lacion e Napolin është paga prej 4,5 milionë eurosh, që Mustafi merr te Arsenali.

LEXO EDHE:

Back to top button