KB “Çair 2030”, gati për sezonin në Superligë

Klubi i Basketbollit “Çair 2030”, pasi që u shpall kampion në Ligën e Parë, në sezonin e ri do të debutojë në Superligën e Maqedonisë. Trajneri Erhan Ramadani konfirmoi se skuadra është forcuar me 3 basketbollist amerikan, por se i mungon edhe një basketbollist për të kompletuar ekipin para sfidave të basketbollit elitar. Ndërkohë kapiteni Arbin Rushiti, beson se ekipi ka kualitet tu bëj ballë ekipeve më të mira vendore.

Skuadra e basketbollit, “Çair 2030”, ka hyrë në fazën e fundit të përgatitjeve para debutimit në Superligën e Maqedonisë. Skuadra kampione e Ligës së Parë nga sezoni i kaluar, ka sjell edhe 3 basketbollist amerikan, me qëllim që të ngrit kualitetin në ekip dhe të ndihmojnë atë në qëllimin kryesor – mbijetesën në Superligë. Mirëpo trajneri Erhan Ramadani, beson se ekipi do të duhet të kompletoht edhe më një basketbollist në pozitën e qendrës.

 

RAMADANI: NË DUHET EDHE NJË BASKETBOLLIST

 

 

“Ne e kemi mbajt rosterin e djelmoshave , të cilët na kanë ndihmuar që të jemi pjesë e Superligës…..Presim një “qendër” të inkuadrohet në roster. Kemi marë 3 lojtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jusuf Muamed, Derril dhe Xhejms, të cilën na u kanë bashkangjit në ekip dhe janë duke e bërë maksimumin që të ngritin nivelin e ekipit,“ tha mes tjerash Erhan Ramadani, trajner i KB “Çair 2030”

 

Nisma e sezonit të ri do të jetë në palestrën sportive “Kale”, pasi që palestra sportive “Shaban Tërstena” nuk plotëson kërkesat e drejtuesve të Federatës së Basketbollit, për tu zhvilluar garat e Superligës. Trajneri Ramadani beson se pas 3 ose 4 xhirove, kur do të përfundojnë renovimet në palestrën në Çair, ekipi i “Çair 2030”do të jetë në shtëpinë e vet.

https://youtu.be/WZMSjsDIdvo

 

“Mendojë se salla do të jetë e stërmbushur dhe mendoj se kjo sallë nuk ka aq kapacitet sa do të ketë interesim të madh…… Me luajt në Çair do të thot se 30 përqind e lojës, mendoj unë si trajner, është e fituar. Duhet edhe vetëm 30 për qind të tjera që djelmoshat të bëjnë në parket dhe mendojë se nuk do të kemi problem me asnjë ekip në Superligë”, tha mes tjerash Erhan Ramadani, trajner i KB “Çair 2030”.

 

Kapiteni i Klubi të Basketbollit “Çair 2030”, Arbin Rushiti, është dakord se Superligë është ndryshe, por shpreson se me shumë punë do të arijë që të kënaq tifozët dhe adhuruesit e basketbollit.

 

RUSHITI: JEMI GATI PËR SEZONIN E RI NË SUPERLIGË

 

 

“Gjithçka është ndryshe se ka lojtarë me shumë eksperiencë… Po punojmë shumë fortë dhe shpresojmë që sivjet që mos t’i dëshpërojmë , mos ti zhgënjejmë tifozat e Çairit dhe gjithë shqiptarët që na përcjellin. Ta rikthejmë basketbollin shqiptarë në Superligë dhe të vazhdojmë shumë fuqishëm”, tha mes tjrash Arbin Rushit, kapiten i KB “Çair 2030”

 

Gjatë ditës së hënë, skuadra e “Çair 2030” do të zhvillojë miqësoren e fundit, kundër Pelisterit në Manastir, në prag të nismës së kampionatit të basketbollit vendor gjatë javës së ardhshme.

Mahir Thaçi

LEXO EDHE:

Back to top button