KB “Çair 2030”, gati për sfidën finale në “Kale”

KB “Çair 2030”, gati për sfidën finale në “Kale”

Gazetar: Mahir Thaçi

 Skuadra e basketbollit “Çair 2030”, së bashku me Strumicën, janë anëtarë të rinj të Superligës në Maqedoni. Skuadra nga Çairi mbylli sezonin në Ligën e Dytë me vetëm 2 disfata, një në sezonin e regullt dhe tjetrin në “plej off’. Trajneri Erhan Ramadani, beson se rezultatet e arritur, janë më se të merituar për këtë skuadër nga Çairi.

“Me plot meritë mendojë se jemi ekipa e parë shqiptare që jemi kualifikue në Superligë. Dhe mendojë se edhe në Superligë, do të vazhdojmë me të njëjtin tempo. Nuk do të jemi si ekip kaluese, por do të jemi aty edhe gjatë kohë.,” tha në fillim Erhan Ramadani, trajner i KB “Çair 2030”

Trajneri Ramadani është befasuar me ecurinë e kundërshtari të ardhshëm, skuadrën e Strumicën, me të cilën do të garojë për titullin e kampionit të Ligës së Dytë.

 “Skuadra e Strumicës ka qenë befasi sivjet. Ata nga vendi i 7-të, kanë arritur që të kualifikohet në finale, faktikisht të kualifikohet në Superligë. Ne kemi zhvilluar dy ndeshje me Strumicën dhe kemi fituar me 40 pikë dieferencë. Do të thot se bindshëm kemi qenë më të mirë, por prapseprap finalja e bën të vetën. Shpresojë se në fund do të jemi ne triumfues në atë ndeshje, theksoi Erhan Ramadani, trajner i KB “Çair 2030”.

Trajneri i skuadrës “Cair 2030”, beson në triumf dhe përkrahje maksimale të tifozëve të këtij klubi.

 “Jam i bindur se në ‘Kale’ do të jemi në numër tepër të madh, e mos të flas në Superligë, ku nuk beosj se do të jenë të mjaftueshme këto tribuna. Do të bëjmë një variant që pas tabelës të simulojmë tribuna, që të jenë të kënaqur të gjithë ata që do të na përcjellin në Superligë,” tha në fund Erhan Ramadani, trajner i KB “Çair 2030”.

Sfida në mes Strumicës dhe “Çair 2030”, do të zhvillohet më 21 maj, në palestrën “Kale” në orën 18.00.

LEXO EDHE:

Back to top button