KE: Alternativa ndaj heqjes së patentave të vaksinave

BE do të jetë “konstruktive” në OBT për të vlerësuar heqjen e patentave të vaksinave antiCOVID-19, e kërkuar nga Uashingtoni, por së pari do të propozojë masa për rritjen e shpejtë të prodhimit, njoftoi sot Komisioni Europian.

“Shpejtimi i prodhimit dhe ndarja e vaksinave të prodhuara më gjerësisht dhe më shpejt me një kosto të përballueshme është zgjidhja e vetme efektive për të luftuar këtë pandemi kudo”, tha zëvendëspresidenti i ekzekutivit europian, Valdis Dombrovskis.

“Komisioni së shpejti do t’i paraqesë Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) një propozim për të lehtësuar tregtinë dhe për të vendosur rregull për kufizimet e eksportit të vendeve prodhuese”, shtoi ai para Parlamentit Europian.

Në lidhje me heqjen pa kriter të të drejtave të pronës intelektuale mbi vaksinat, e inkurajuar nga SHBA, të 27-t kanë shprehur tashmë skepticizmin e tyre, duke theksuar gjatësinë e transferimeve të njohurive teknike industriale.

LEXO EDHE:

Back to top button