KE: Shtetet të përgatiten për menaxhimin e vaksinës antiCOVID-19

Komisioni Europian rekomandoi sot vendet e BE-së që të identifikojnë grupet e synuara për t’u vaksinuar, sapo një vaksinë antiCOVID-19 të vihet në dispozicion dhe të përgatiten për shpërndarjen e saj.

“Ne propozojmë një qasje të përbashkët për të vendosur se kush do të vaksinohet në fillim”, tha zëvendëspresidenti i Komisionit, Margaritis Schinas.

“Kjo është, gjithashtu, e rëndësishme përsa i përket drejtësisë për qytetarët tanë në të gjithë BE-në”, shtoi ai.

Eurokomisioneri theksoi se, edhe pse disa vaksina të mundshme kërkojnë dy doza për person, numri i trajtimeve për secilin vend të BE-së do të jetë i kufizuar.

Grupet e mundshme të synuara, sipas Komisionit, mund të përfshijnë ata që punojnë në kujdesin shëndetësor dhe të ashtuquajturit “punëtorë thelbësorë” jashtë sektorit shëndetësor, si edhe personat mbi 60 vjeç dhe ata më të prekshmit për shkak të sëmundjeve kronike dhe kushteve themelore.

LEXO EDHE:

Back to top button