Kejn ndez spekullimet, nuk shfaqet në stërvitje

Vazhdojnë spekulimet lidhur me të ardhmen e Hari Kejnit. Sulmuesi anglez duket se nuk është më i lumtur në Totenham dhe po kërkon largimin.  Futbollisti duhej të kthehej sot nga pushimet e tij pas Kampionatit Evropian.

Por, sipas ‘Sky Sports’, sulmuesi nuk është paraqitur në stërvitjet e Tottenhamit, duke shtuar zërat për largimin e tij.

Anglezi është duke u lidhur me një kalim te Man. Siti dhe tani ky veprim i tij e bënë edhe më të mundshëm transferimin e tij te ‘Citizens’. Mbetet të shihet cila do të jetë e ardhmja e 28-vjeçarit.

LEXO EDHE:

Back to top button