Kejn zbulon oponentët më të vështirë, me të cilët është përballur

Në dhjetëvjeçarin e fundit pak sulmuesi kanë qenë më të mirë se Hari Kejn. Kapiteni i Anglisë është konfirmuar si një nga qendërsulmuesit më të mirë të brezit të tij, dhe pas vitesh te Tottenham është transferuar te Bajern-it.

Numri nëntë i bavarezëve, gjatë karrierës së tij, është përballur me shumë mbrojtës, dhe në intervistën e fundit të dhënë për ESPN ka zbuluar dy kundërshtarët më të mirë me të cilët është përballur.

“Mbrojtësit më të mirë me të cilët jam përballur kanë qenë Teri dhe Kielini. Xhon ishte dinak dhe i zgjuar, jo rastësisht është një nga më të mirët e të gjitha kohërave në rolin e tij. E njëjta gjë vlen edhe për Kielini-n. E kam pasur përballë në ndeshjet kundër Italisë dhe Juventus-it. Dinte ta përdorte shumë mirë trupin e tij”, ka deklaruar Kejn.

LEXO EDHE:

Back to top button