Kejn:“Nuk di asgjë, por nëse po flasin nga Barcelona, e marr si kompliment”
Golat e Herri Kejnit me Bajern Munihut e kanë bërë atë protagonist në fushën e lojës, por edhe në merkato, pasi zërat për të ardhmen e sulmuesit anglez nuk kanë fund. Çavier Vijahoana, kandidat për president në zgjedhjet brenda klubit të Barcelonës, kishte deklaruar se kishte nisur kontaktet me Kejn dhe bënte afrimin e tij te katalanasit si premtim elektoral para zgjedhjeve.
“Nuk di asgjë për këtë”, tha Kejn pas ndeshjes ndaj Aintraht Frankfurt, ku ai shënoi dy gola duke çuar në 28 numrin e rrjetave të tundur anë këtë kampionat.
“Babai dhe vëllai im i menaxhojnë këto gjëra, por nuk më kanë thënë asgjë. Jam shumë i lumtur këtu te Bajern dhe plotësisht i përqendruar në këtë sezon dhe etapën tim në Mynih. Nëse ata flasin për këtë, e marr si një kompliment”, ishin fjalët e Kejn për “Sky Sports”.
Vijahoana kishte theksuar se shihte Kejn si kandidatin ideal për sulmin e Barcelonës, nga ku do largohet Levandovski.
“Ne kemi kontaktuar përfaqësuesit e Kejn. Po vlerësojmë disa profile me kujdes dhe profesionalizëm. Kejn është një prej tyre: ai është një golashënues, një lojtar ekipi, vdekjeprurës në hapësira të ngushta, pikërisht ajo që i duhet Barçës”.







