La Liga do të hetojë thirrjet e urrejtjes për Vinicius Jr në sfidën Osasuna-Real

Vinicius Junior po vuan shumë këtë sezon dhe jo prej futbollit në fushë. Braziliani u përball me një atmosferë të tensionuar dhe gjatë humbjes 2-1 ndaj Osasunës në stadiumin El Sadar.

Disa tifozë kanë brohoritur “Vinicius, muerete” (“Vinicius, vdis”), një thirrje kërcënuese që ka shkaktuar shqetësim në komunitetin e futbollit spanjoll. Me gjithë sulmet ndaj tij, sulmuesi arriti të shënojë golin e barazimit për Real Madrid në minutën e 73-të.

La Liga ka njoftuar se ka nisur hetimet, duke shqyrtuar pamje dhe prova për të zbuluar kush janë individët që kanë kërcënuar hapur lojtarin.

LEXO EDHE:

Back to top button