Kënga e Drake fshihet nga Instagrami pas reagimit të përfaqësuesve ligjor të Tupacut

Kënga e Drake fshihet nga Instagrami pas reagimit të përfaqësuesve ligjor të Tupacut

Për këtë ka reaguar avokati i ekipit përfaqësues të Tupacut, Howard King, përmes një letre dërguar Drakeut, si paralajmërim për padi nga përfaqësuesit ligjor për të drejtat autoriale të artistit Tupac Shakur.

Këngën “Taylor Made” ai e quajti “shkelje flagrante” të ligjit dhe “abuzim” të trashëgimisë së Tupacut.
Ai gjithashtu ka cekur se Drake, përmes inteligjencës artificiale ka përdorur në këtë këngë edhe vokalin e kopjuar të këngëtarit kanadez, The Weeknd.

Kënga në fjalë është e fundit e Drake nga një seri këngësh “diss” që bëri kundër Kendrick Lamarit, të cilin përfaqësuesit e Tupacut, e quajtën mik të mirë të tyre.

Drake në këtë këngë, artisten e famshme Taylor Swift, e përshkruan si “gangsterja më e madhe në muzikë tani”.

Ai gjithashtu në një rresht të kësaj kënge përmend fjalinë e tij për publikimin e albumit “For All the Dogs”, kur pati thënë se do ta shmang publikimin e tij në të njëjtën kohë me miliarderen, ani pse ai lansoi këngën menjëherë pasi javën e kaluar ajo lansoi albumin e ri “The Tortured Poets Department”.

Tuapc Shakur ishte një nga emrat më eminent të skenës botërore të muzikës hip-hop. Ai vdiq në vitin 1996, në moshën 25 vjeçe, pasi u qëllua me katër plumba në Las Vegas.

Një nga liderët e bandës, i quajtur Duane “Keffe D” Davis, u akuzua për vrasjen e tij në nëntor të vitit të kaluar, ndërkohë që ai u deklarua i pafajshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button