Kënga e re e Butrintit duket se është gati, vëmendjen e merr komenti i Ledrit në fotografinë e këngëtarit

Ditën e djeshme Butrint Imeri publikoi në Instagram disa foto duke na lajmëruar publikimin e këngës së radhës. Këngëtari simpatik shihej i veshur me një kostum bojëqielli, duke rrëmbyer vëmendjen e fansave, derisa komentoi Ledri i cili na shkriu gazit të gjithëve.

Reperi ka vënë re se Butrinti nuk ka veshur këpucë dhe është kapur pikërisht pas këtij detaji, për t’i lënë komentin epik.

“Po ftofesh” ka shkruar Ledri me nota humori, duke nxitur goxha reagime në rrjet, teksa Butrinti ia ka kthyer “E nxejm me ni kong!“.

Autori i hitit “Xhanëm” ka publikuar disa foto në Instagram, duke i shoqëruar me vetëm një fjalë ‘Phantom’. Është pikërisht ky komenti që ai la edhe në videon e Dorina Gegiçit gjatë verës, duke na çuar automatikisht te titulli i këngës.

Po ashtu, ai ka postuar disa foto në Instastory, ku shihet i veshur si gjthmonë shumë stil, teksa foto janë shkëputur pikërisht nga xhirimet e këngës së fundit.

Nuk ka ende detaje se kur do publikohet kjo këngë, por ne kemi nisur numërimin mbrapsht.

Pak ditë më parë Butrint Imeri ka publikuar në kanalin e tij në You Tube dhe në rrjetet sociale një këngë 1:36 minuta të gjatë, si një surprizë të bukur për fansat.

Ai shihet i ulur në tokë teksa këndon për dashurinë. Edhe një herë, këngëtari na vjen me nota melankolike duke na treguar për mallin që e mundon për ‘atë’ që është larguar papritur. (në këngë)

Projekti titullohet “Anlasana” dhe për shumë fansa ky ishte një emër i dëgjuar, madje edhe vija melankolie. Bëhet fjalë pikërisht për këngën e turkut Haluk Levent, e cila mban të njëjtin titull.

 

 

View this post on Instagram

 

phantom

A post shared by BUTRINT IMERI (@butrint_official) on

LEXO EDHE:

Back to top button