Keni Atkinson, me plotë meritë “trajner i vitit” në NBA

Trajneri amerikan, Keni Atkinson, është shpallur trajneri i vitit në NBA. Ai mposhti lojtarë si JB Bickerstaff dhe Ime Udoka, të cilët gjithashtu kanë bërë punë të shkëlqyer për ekipet e tyre përkatëse këtë sezon.

Keni Atkinson, megjithëse relativisht i ri në rolin e trajnerit kryesor, ka lënë një përshtypje të parë të shkëlqyer. Ish-basketbollisti iu bashkua Klivlend Kavaliers këtë sezon pasi menaxhmenti shkarkoi JB Bickerstaff.

Keni Atkinson u largua nga pozicioni i ndihmëstrajnerit te Golden Stejt Uarriors vitin e kaluar. 57-vjeçari ka pasur një sezon të parë të shkëlqyer te Kavaliers. Ai e udhëhoqi ekipin drejt pozicionit të parë në Konferencën e Lindjes. 64 fitoret që regjistruan Klevlend Kavaliers janë të dytat më të larta në historinë e ekipit.

Atkinson gjithashtu barazohet me trajnerin e katërt në historinë e NBA-së që regjistron 64 fitore në sezonin e tij të parë. Ata janë aktualisht në play-off të Konferencës Lindore, ku humbën ndeshjen e parë ndaj Indiana Pacers, me rezultat 121-112./IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button