Merzi dështon të sigurojë shumicën për kancelar

Merzi dështon të sigurojë shumicën për kancelar

Lideri konservator gjerman Fridrih Merz nuk arriti të sigurojë shumicën parlamentare për t’u zgjedhur kancelar, duke shënuar një pengesë të papritur për koalicionin e tij të ri me Socialdemokratët-SPD. Merz mori vetëm 310 vota në Bundestag, gjashtë më pak se shumica e nevojshme, njoftoi presidentja e Bundestagut. Parlamenti gjerman ka tani 14 ditë kohë për të zgjedhur Merzin ose një kandidat tjetër me shumicë absolute, me një votim të mundshëm që mund të zhvillohet sërish edhe gjatë së martës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button