“Këpuca e Artë”: Kejn pa konkurencë, Mbape në vendin e dytë 

Hari Kejn tashmë duket se është i paarritshëm dhe pritet ta fitojë “Këpucën e Artë”.  Sulmuesi anglez me 33 gola të realizuar deri tash në Bundesligë, e ka një distancë të madhe ndaj Kilian Mbape, i cili e kaloi Serhou Guirasy pas dygolëshit të shënuar ndaj Lorientit.

Lautaro Martinez, i cili nuk arriti të shënonte as në derbin me Milanin, ka mbetur jashtë podiumit, ndërsa sulmuesi i Interit, i cili nuk e ka gjetur golin në shtatë ndeshjet e fundit, prej së cilave është inkuadruar në lojë pesë herë, ndaj ndan vendin e katërt me Luis Opendan e Lajpcigut.

Klubet e mëdha angleze dhe ato spanjolle kanë mbetur prapa me përfaqësuesit e tyre në këtë aspekt. Erling Haaland, i cili ishte dominues absolut në sezonin e kaluar, është i gjashti së bashku me Koll Pallmerin e Çellsit, derisa Xhud Bellingham është vetëm i 16-ti, prapa Victor Gojkeres të Sportingut, njërit prej lojtarëve më të kërkuar së fundmi në treg.

Renditja

Hari Kejn (Bajern Munih)         – 66 pikë

Kilian Mbape (PSZH)               – 52

Serhou Guirasi (Shtutgarti)     – 50

Lautaro Martinez (Inter)          – 46

Lois Openda (Lajpcig)              – 46

Erling Haaland (Man. Siti)        – 40

Koll Palmer (Çellsi)                  – 40

Luuk de Jong (PSV)                – 39

Vangelis Pavlidis (AZ)             – 39

Olie Vatkins (Aston Villa)       – 38 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button