Keqpërdori të miturën në motel, paraburgim për burrin nga Gjilani

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit E. F, i cili dyshohet se në një motel ka keqpërdorur seksualisht një të mitur më 15 nëntor.

Ata fillimisht ishin njoftuar në rrjete sociale, pastaj në orët e vona kanë shkuar në motel, njofton Klan Kosova.

Me këto veprime, i pandehuri E. F. ka kryer veprën penale “dhunimi” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka konsideruar se është plotësuar kushti ligjor për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, ndonëse i pandehuri ka pranuar veprimet që i ka ndërmarrë.

LEXO EDHE:

Back to top button