“Kërcënimet ndaj studentëve”, akoma asnjë masë ndaj profesoreshës Besiana Mehmedi

Fakulteti i Arteve, akoma asnjë masë ndaj profesoreshës Besiana Mehmedi

Komisioni disiplinor i Fakulteti të Arteve në UT ka vendosur që studentët e vitit të tretë të mos mbajnë mësim me profesoreshën Besiana Mehmedi, ndërsa këtë vendim do të duhet ta miratojë Këshilli i Fakultetit të Arteve, i cili nesër duhet të mbajë mbledhje urgjente.

Vendimin e Komisionit e ka njoftuar për ASLAT, dekani i Fakultetit të Arteve Nafi Jashari. I pyetur nëse Komisioni ka marrë ndonjë masë ndaj profesoreshës Besiana Mehmedi, dekani Jashari thotë se kjo është çështje interne e fakultetit.

“Gjithsesi në të ardhmen procesi është në vazhdim dhe ne për të gjitha anomalit dhe shkeljet statutare si nga ana e profesoreshës, por nëse ka shkelje edhe nga ana e studenteve, për këto do të marrim masa në vazhdimësi, këto janë probleme interne të fakultetit të arteve dhe me këto organet e fakultetit do të merren në vazhdimësi”, ka deklaruar për Alsat, dekani i fakultet të Arteve, Nafi Jashari.

Gazetar: Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button