Kërcënoi se do të helmonte ujin dhe ushqimet në supermarkete, arrestohet 47-vjeçari në Itali

Kërcënoi se do të helmonte ujin dhe ushqimet në supermarkete, arrestohet 47-vjeçari në Itali

Një 47-vjeçar italia ka kërcënuar se do të helmonte ujin dhe produktet ushqimore në supermarkete, me cianur dhe helm miu, sipas mediave italiane.

Ai dyshohet se i ka bërë kërcënimet përmes emaileve anonime të dërguara përmes serverëve të huaj dhe ka kërkuar shpërblime të paguara në kriptomonedha.  Ka pasur rreth 200 tentativa zhvatjeje ndaj supermarketeve dhe gjithashtu ndaj kompanive në Gjermani, Francë, Spanjë, Austri dhe Zvicër, sipas hetimit nga Prokuroria e Romës.

Ndërkohë gjatë kontrollit në banesë të dyshuarit iu gjetën një sërë objektesh si mbulesë tavoline, një sobë, një peshore për peshën e ushqimit, krejtësisht identike me ato të shfaqura në njërën prej videove amatore të xhiruara nga i dyshuari, në të cilën do të kryente metodën e helmimit, duke futur sulfat në kanaçe të produktit.

LEXO EDHE:

Back to top button