Nëse doni një lëkurë të shëndetshme, duhet të shmangni këto ushqime

Nëse doni një lëkurë të shëndetshme, duhet të shmangni këto ushqime

Aq sa është e rëndësishme për të ushqyer lëkurën nga jashtë, po aq e rëndësishme është të kujdeseni për të edhe nga brenda.

Prandaj, një dietë e shëndetshme, përveç produkteve të kujdesit, është parakusht për lëkurë të shëndetshme, me shkëlqim dhe të bukur. Konsumimi i disa ushqimeve mund t’ju ndihmojë të arrini qëllimin tuaj. Por ka disa ushqime që kanë një efekt të dëmshëm në lëkurë dhe është mirë që t’i shmangni.

Mishi i përpunuar

Shumë mish i përpunuar mund të jetë jashtëzakonisht i dëmshëm për lëkurën tuaj sepse përmban sasi të mëdha nitratesh dhe natriumi. Kjo kryesisht i referohet hamburgerëve dhe ushqimeve të ngjashme. Patatet e skuqura janë po aq të dëmshme pasi mund të çojnë në dehidratim dhe tharje të lëkurës por dhe në shfaqjen e rrathëve të zinj poshtë syve.

Alkoholi

Sasia e tepërt e alkoolit është gjithashtu e keqe për trupin dhe lëkurën, sepse shkakton dehidratim dhe përshpejton procesin e plakjes dhe shfaqjen e rrudhave.

Produktet e qumështit

Produktet e qumështit mund të shkaktojnë rritje të niveleve të insulinës dhe janë një shkaktar i zakonshëm i akneve.

LEXO EDHE:

Back to top button